Franca thotë se ka vrarë liderin e al-Kaidës në Afrikën veriore, Abdelmalek Droukdel, në një operacion në Mali.

Ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly tha se lideri i al-Kaidës së bashku me anëtarët e rrethit të tij të brendshëm ishin vrarë në veri të vendit të mërkurën.

Sipas ministrës, forcat franceze kishin kapur gjithashtu një komandant të lartë të grupit të Shtetit Islamik në Mali në një operacion në maj, transmeton rtv21.tv.

“Operacionet e guximshme kishin kryer goditje të mëdha ndaj grupeve terroriste”, tha ajo.

Si kryetar i Al-Kaidës, Droukdel ishte përgjegjës për të gjithë bashkëpunëtorët në Afrikën e veriut dhe gjithashtu komandoi bashkëpunëtorin e al-Kaidës Sahel, Jamaat Nusrat al-Islam wal-Muslimin.

Mijëra trupa franceze janë vendosur në Mali që nga 2013./21Media