Shkencëtari bërthamor i Iranit, Mohsen Fakhrizadeh është vrarë sot afër Teheranit, këtë e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes së Iranit.

Fakhrizadeh vdiq në spital pas një sulmi të armatosur, në qarkun Damavand, transmeton rtv21.tv.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, e ka cilësuar vrasjen “si një akt terrorist”.

Agjencitë e inteligjencës perëndimore e shihnin Fakhrizadeh si një program të fshehtë të armëve bërthamore iraniane.

Fizikanti bërthamor 63-vjeçar Fakhrizadeh ishte një anëtar i Gardës Revolucionare Iraniane dhe një ekspert në prodhimin e raketave. Prandaj, sipas agjencisë së lajmeve Fars, shërbimet sekrete izraelite ishin përpjekur me vite për ta eleminuar atë.

Lajmi për vrasjen vjen mes shqetësimeve të reja për sasinë e shtuar të uraniumit të pasuruar që Irani po prodhon. Uraniumi i pasuruar është një komponent jetësor si për prodhimin civil të energjisë bërthamore ashtu edhe për armët bërthamore ushtarake./21Media