Vuçiq fton Abazoviqin t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka ftuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviqin, që t’i bashkohet iniciativës së “Ballkanit të Hapur”.
Ai këtë e ka bërë gjatë takimit që ka zhvilluar me Abazoviqin në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Vuçiq këtë forum e ka cilësuar si mundësi të shkëlqyer për të diskutuar për çështjet dypalëshe midis Serbisë dhe Malit të Zi.
Në anën tjetër lidhur me këtë takim, Dritan Abazoviq ka thënë se marrëdhëniet mes dy shteteve janë prioritet duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
“Ballkani i Hapur” u është nismë  e vitit 2019 nga tri vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Tri tjerat Kosova, Mali i Zi e Bosnja dhe Hercegovina refuzuan pjesëmarrjen në të./21Media

Back to top button