Pas deklaratës së Ministrit të Mbrojtjes Aleksandar Vulin, i cili i tha Stevo Pendarovski “të heshtë në gjuhën që askush përveç Serbisë nuk e njeh” për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, komentoi edhe Presidenti Aleksandar Vuçiq.

Ai i tha në TV “Prva” se kishte kohë që i kishte kërkuar presidentit Stevo Pendarovski të mos fliste për Kosovën dhe Serbinë, por ai nuk e kishte dëgjuar.

“E vetmja gjë që kërkova nga Pendarovski në përurim ishte të mos flas për Kosovën dhe Serbinë. “Normalisht, në kundërshtim me atë kërkesë, ata bënë çmos vetëm për t’ia bërë qejfin Gjermanisë,” tha Vuçiq për “Prva”, duke shtuar se e kishte të qartë se Maqedonia e Veriut e njeh pavarësinë e Kosovës./TV21