Vuçiq, Lajçakut: Serbët në Kosovë po përjetojnë tortura dhe persekutime më të rënda në 15 vitet e fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar sot me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Vuçiq tha se me Lajçakun biseduan për situatën në Kosovë, mënyrat për të qetësuar tensionet në terren dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.
“Edhe një herë paralajmërova se populli serb në Kosovë është i ekspozuar ndaj torturave dhe persekutimeve më të rënda në 15 vitet e fundit dhe ripërsërita kërkesat për respektimin e të drejtave dhe sigurisë së tyre. I kam bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të angazhohet më konkretisht për të gjitha këto çështje”, shkroi Vuçiq në një postim në Instagram.
Lajçaku dje vizitoi Kosovën, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. /21Media