Vuçiqi ka treguar për temat që do të bisedohet me Merkelin

Vuçiqi ka treguar për temat që do të bisedohet me Merkelin

Kabineti i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai do ta ketë një bashkëbisedim përmes video-konferencës me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, raporton RTS.

Më herët Vuçiq kishte thënë se temë kryesore e këtij bashkëbisedimi do të jenë dialogu me Kosovën dhe gjendja rreth pandemisë së coronavirusit.

Video-konferenca do të bëhet për shkak se një vizitë e Vuçiqit në Berlin e planifikuar për sot ka dështuar shkaku i situatës me coronavirusin./kallxo