Vuçiq: Na duhet bisedime të vërteta me shqiptarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se në zgjedhjet e djeshme në veri të Kosovës, kanë votuar vetëm 13 serbë.

Ai në një konferencë për media, ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare, derisa ka thënë se me Kosovën nevojitet një dialog i vërtetë.

“Pra gjithsej 45095. Serbë gjithsej trembëdhjetë kanë dalë në zgjedhje, dy prej tyre thonë se janë dal gabimisht, por nuk do të hyj në këto detaje tani. Pra, 13 janë gjithsej 0.029 për qind e votave, ajo që është interesante është se në komunën e Zubin Potokut nuk ka marrë pjesë asnjë serbë, në Mitrovicë dy persona, në Leposaviq 7 dhe katër në Zveçan”, tha ai.

Vuqiq ka komentuar edhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Ajo që ne do të insistojmë është një dialog i vërtetë, ose doni të dëgjoni serbët, dhe ajo që ju e konsideroni dialog është kur ju pesë vini dhe thoni merre ose lëre, ndryshe do ta bëjmë, nuk di çfarë të bëjmë nëse nuk e merr, ky nuk është dialog dhe të çon drejtën në pasoja të tilla, ne na duhet bisedime të vërteta me shqiptarët, duhen bisedime reale me evropianët, ne duhet të jemi në rrugën evropiane, por duhet të kemi një dialog të vërtetë dhe biseda reale për çështjet tona kombëtare dhe shtetërore”, tha ai.

Ai dha një koment edhe për kryeministrin Albin Kurti.

“Me Kurtin nuk i kam shtrënguar duart në jetën reale, aq më pak që nuk kemi diskutuar për ndonjë problem serioz dhe pyetje serioze, ai nuk ka dashur të flasë kurrë sepse ata kanë vetëm një kusht dhe ai është që të njohësh pavarësinë e Kosovës. Gjithçka është e jona, ju nuk keni asgjë dhe kaq, dhe ata kanë mbështetjen e KUINTI për këtë”, tha Vuçiq.

Vuçiq kritikoi edhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Që të mos ketë interpretime të ndryshme, do të votojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, të ashtuquajturës Kosovë, dhe ndaloni të na gënjeni dhe mashtroni më. Kjo është gjithçka që kam për t’u thënë atyre nga Evropa dhe bota që mendojnë se kanë të drejtë të na gënjejnë dhe të na mashtrojnë dhe t’i interpretojnë gjërat ashtu siç e shohin të arsyeshme dhe jo si është e shkruara apo të rënë dakord”, tha ai.

Sipas Vuçiq, të dielën u zhvillua një “kryengritje politike, paqësore e popullit serb”.

Back to top button