A është administrata amerikane aq inerte sa që në fakt njeriu i parë i Shtëpisë së Bardhë nuk e luan rolin më të rëndësishëm?Ishte pyetja që iu shtrua presidentit të Serbisë A.Vuçiq.

A është administrata amerikane aq inerte sa që në fakt njeriu i parë i Shtëpisë së Bardhë nuk e luan rolin më të rëndësishëm?Ishte pyetja që iu shtrua presidentit të Serbisë A.Vuçiq.

– Do ta them këtë për herë të parë. Nëse ndodh që Donald Trump të marrë një mandat të dytë, unë nuk besoj në ndryshime të mëdha në politikën amerikane, por besoj në ndryshime të vogla në politikën amerikane, të cilat do të kishin një rëndësi të madhe për Serbinë. Nuk mund të flas për detajet sepse unë do ta bëja më keq pozicionin e Serbisë dhe gjithashtu sepse do t’i çoja partnerët tanë amerikanë në një pozicion të palakmueshëm. Por besoj se do të ishte një pozicion pak më i lehtë për ne”, ka thënë presidenti serb në një intervistë për Tv Kurir të Beogradit./21Media