Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se Beogradi është i gatshëm për të vazhduar dialogun me Prishtinën, porse nuk do të lejojë që dikush t’i urdhërojë se cila do të jetë zgjidhja.

Vuçiq theksoi se Beogradi nuk negocion me Prishtinën, meqë Perëndimi negocion për Prishtinën.

Ai për TV Pink ka vlerësuar se problem për dialogun është fakti se Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.