Vuçiq: Para fundit të vitit do të kemi vaksinën antiCovid

15 Dhjetor 2020

 

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot u shpreh se sasitë e para, “të paktën dy” dhe ndoshta tri vaksina kundër Covid-19 do të mbërrijnë në Serbi “para fundit të vitit”.

Vuçiç tha sot se fillimi i vaksinimit do të varet nga autoritetet shëndetësore, por ai gjithashtu shtoi se beson se do të fillojë “në dhjetor dhe më së voni në janar”.

“Ne do të kemi sasitë e para të paktën dy vaksinave, dhe shpresoj tre, para fundit të vitit, gjë që do të tregojë se Serbia është ndër vendet që arritën të sigurojnë vaksina nga destinacione të ndryshme falë reputacionit të saj në botë”, tha Vuçiç, shkruan Danas.

Ai specifikoi se Serbia kishte porositur 340,000 doza të vaksinës Pfizer se vaksina ruse po testohej dhe se regjistrimi i vaksinës kineze ishte në pritje.

“Unë mendoj se jemi me një ose dy vende të tjera në Evropë, të vetmit që do të marrin disa sasi vaksinash deri në fund të vitit. Ne do t’i marrim shumicën e këtyre vaksinave në janar. Ne po flasim gjithashtu për Moderna për vaksinën e tyre, por ata do të jenë në gjendje ta dorëzojnë atë vetëm në fund të vitit të ardhshëm. Ne po kërkojmë të ofrojmë të gjitha llojet e vaksinave, kështu që le të zgjedhin njerëzit, dhe unë mendoj se çdo vaksinë është e mirë”, tha Vuçiq.