Vuçiq: Nuk e duam Kosovën në OKB – çka pastaj do të na bombardojnë?

(Lajm i përditësuar)

Presidenti Vuçiq ka thënë se serbët e Kosovës nuk do të kthehen në institucione deri sa nuk krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, që ka qenë kushti i dytë i tyre, përveç mos zbatimit të vendimit për gjobat. Vuçiq tha se krijimi i Asociacionit është kusht edhe për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhje e jashtëzakonshme të shpallura për 18 dhjetor.

“Edhe sikur të dua – e që nuk dua – nuk mund t’i bind serbët e Kosovës që të bëjnë diçka të tillë”, tha Vuçiq duke u përgjigjur në pyetjen nëse do t’I bind serbët për kthim në institucione.

Duke folur për propozimin e BE-së për një marrëveshje përfundimtare, Vuçiq tha se Serbia ka “vijat e saj të kuqe”.

“Ne themi se nuk e duam Kosovën në OKB dhe çka pastaj – do të na bombardojnë, do të kërcënohen me sanksione, çka?”, tha Vuçiq, pas takimit me presidentin e Republikës Serbe në Bosnjë.

Ai tha se nuk është “problem që të ndërpriten menjëherë bisedimet”, por “atëherë si mendohet të zgjidhen problemet”.

Vuçiq: Propozimi i para dy ditëve më i mirë për Kosovën se sa marrëveshja e fundit  
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se propozimi i para dy ditëve për targat ishte më i mirë pwr Kosovwn se sa ai që është dakorduar gjatë ditës së mërkurë.
Vuçiq tha se sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel targat KM do të vazhdojnë të përdoren dhe se ripërtëritja e tyre po vazhdon normalisht meqë, siç tha, nuk ka asnjë obligim rreth kësaj çështjeje.
“Targat KM mbeten dhe do të mbijetojnë, meqë të tjerat me denominimin e qyteteve dhe të komunave të Kosovës në fakt nuk ekzistojnë, posaçërisht në jug të Ibrit. Targat KM; sa  përket makinave të reja, janë deri në 90 sosh brenda vitit, kurse  sa ip ërket ripërtëritjes ajo po vazdhon normalisht dhe askund nuk ka një obligim për këtë çështje. Unë madje kam thënë se derisa të vazhdojnë bisedimet të ndalen. Qytetarët që kan targa KM, rreth 7000 në Kosovë, mund të vazhdojnë të drejtojnë makinat e tyre pa pengesa dhe pa gjoba”, tha Vuçiq.
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, arritën marrëveshjen për targat pak kohë përpara se të skadonte afati prej 48 orësh i dakorduar nga Qeveria e Kosovës, me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare pas dështimit të takimit ndërmjet Kryeminstrit Kurti dhe Presidentit Vuçiq. Ky i fundit e cilësoi marrëveshjen në Bruksel si një fitore të vogël taktike që do të çojë, siç tha, drejt një situate më të vështirë me presione./21Media 

Back to top button