Aleksandar Vuçiq iu drejtua elektoratit të partisë së tij për herë të parë pas zgjedhjeve.

Ai shpalli fitore duke thënë se kanë fituar mbi 2 milionë vota.

Parashikimet e para janë se SNS mori 63.4% të votave, transmeton rtv21.tv.

“Ne kemi marrë më shumë se dy milionë vota sonte! Unë kam qenë në politikë për një kohë të gjatë, por kurrë nuk kam provuar një moment si ky. Sonte kam fituar besim të madh nga njerëzit në kushtet kur pak besuan. Ne morëm një paralajmërim të madh nga njerëzit se duhet të jemi edhe më të përgjegjshëm, të kujdesshëm dhe të zellshëm”, tha Vuçiq.

Sipas rezultatit të deritanishëm, në Kuvendin e Serbisë partia e Vuçiqit do të ketë 189 deputetë, ajo e Daçiqit 32 deputetë, ndërsa e shqiptarëve 3 deputetë.

Vuçiq deklaroi se SNS fitoi 63.4%, dhe se 64% me vota nga Kosova./21Media