Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot takohet me përfaqësuesit e listës elektorale “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

Përfaqësuesit e listës, së udhëhequr nga Shaip Kamberi, arritën në ndërtesën e Presidencës pak para orës 10, raporton b92.

Për herë të parë, pesë parti shqiptare në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, kanë marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme serbe në një listë zgjedhore të cilët kanë fituar 3 vende në parlamentin e Serbisë, transmeton rtv21.tv.

Në ditët në vijim, Vuçiq do të takohet me përfaqësuesit e partive të tjera dhe listat që siguruan mandatet në zgjedhje./21Media