Vuçiq të hënën i raporton Qeverisë serbe për marrëveshjen me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën do të marrë pjesë në seancën e Qeverisë për Kosovën.
Mediat serbe bëjnë te ditur se pritet që Vuçiq të raportojë në Qeveri për negociatat me një delegacion të lartë perëndimor dhe për marrëveshjen përfundimtare me Kosovën, që i është ofruar Serbisë.
Gjatë gjithë ditës në Serbi ngjalli reagime deklarata e presidentit Vuçiq – se është i gatshëm të pranojë konceptin e marrëveshjes dhe të punojë në zbatimin e saj, për faktin se ka shprehur rezerva për një çështje të rëndësishme. Pas largimit të pesëshes së madhe diplomatike të Perëndimit nga Beogradi, ka shumë pyetje për presidentin e Serbisë.
“Ishim të pranishëm në një moment që ndoshta një ditë do të mund të themi se është historik” tha për N1 Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike.
“Dje morëm pjesë publikisht në të ashtuquajturën marrëveshje ose pajtim drejt të cilit po shkojmë dhe dje u bashkua Serbia, se ne do të ecim drejt rrugës që ishte lënë të kuptohet në atë plan apo koncept të Bashkimit Evropian dhe e dyta – morëm pjesë, që është një befasi për mua, një momenti të rrallë kur Aleksandar Vuçiq është PËR. Për bashkëpunim, për bisedë, për dialog”, thotë Janjiq./21Media

Back to top button