Vuçiq: Ushtria serbe s’do të hyjë në Kosovë
Presidenti serb , Aleksandar Vuçiq, në një deklaratë për “Financial Times” të shtunën ka thënë se Serbia do ta ulë numrin e forcave ushtarake rreth kufirit me Kosovën, dhe ka shtuar nuk e ka qëllim që të urdhërojë futjen e forcave ushtarake të Serbisë brenda territorit të Kosovës,
Vuçiqi ka thënë se Serbia do ta ulë numrin e forcave në atë pjesë “sepse përshkallëzimi i konfliktit do të ishte kundërproduktiv për aspiratat evropiane të Beogradit”.
“Përse do të ishte e favorshme kjo për Beogradin?” ka thënë Vuçiqi. “Cili do të ishte qëllimi? Të shkatërrojmë pozicionin që kemi krijuar për një vit? Ta shkatërrojmë në një ditë? Serbia nuk dëshiron luftë”.
Lidhur me këtë të premten, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehën shqetësimin “lëvizjen e paprecedentë të artilerisë, tankeve e njësive të tjera ushtarake serbe” përgjatë kufirit me Kosovën duke e cilësuar lëvizjen si “shumë destabilizuese”.
Megjithatë, sipas Vuçiqit, numri i forcave serbe në terren “është në rënie”.
“Vitin e kaluar kemi pasur 14 mijë trupa pranë vijës administrative, sot kemi 7500 dhe do ta reduktojmë numrin në 4 mijë”, ka thënë ai. “Dërgimi i trupave serbe në vijën administrative është rrenë e pastër… Serbia nuk do të përfitonte nga kjo sepse do ta rrezikonte pozicionin e saj në bisedimet e sponsorizuara nga BE-ja me Prishtinën”.