Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje ka publikuar një fotografi ku shihet harta e Kosovës me flamurin serb.

Lidhur me postimin e Vuçiqit ka reaguar edhe ish-kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri.

”Aleksander Vuçiq vjen me provokime të reja kundër Kosovës, duke treguar bindjen e tij hegjemonike. Njëherë në Bruksel ai kishte provokuar në mënyrë të njëjtë. I isha përgjigjur duke i thënë, “duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s”. I them sërish njëjtë”, ka shkruar Tahiri në Twitter.

Për postimin e Vuçiqit ka pas reagime të shumta./21Media