Vulin shkon te Lavrov, çështja e Kosovës pritet ta dominojë takimin

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, pritet të takohet sot me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një vizite pune në Moskë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Lavrov dhe Vulin planifikojnë të diskutojnë bashkëpunimin ndërmjet Rusisë dhe Serbisë dhe do të bisedojnë për çështje urgjente rajonale dhe ndërkombëtare, transmeton rtv21.tv.
Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko, ka theksuar se çështja e Kosovës dominoi në përgatitjet për takimin.
Në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht u rritën tensionet, pasi serbët lokalë ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës, atë për targat dhe dokumentet serbe. Barrikadat u hoqën, por NATO ka përsëritur se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë, nëse rrezikohet stabiliteti./21Media

Back to top button