Vulit tha se përgjegjës për gjithçka që do të ndodhë është Veseli

Vulit tha se përgjegjës për gjithçka që do të ndodhë është Veseli

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin lidhur me bllokimin e rrugës në zonën e Drenicës për të penguar vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq të shkojë në fshatin Banjë të Skenderajt ka thënë se për momentin po dëgjohen të shtëna “në pesë vende”.

Për këtë situatë, Vulin ka bërë përgjegjës kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

“Presidenti ynë nuk do të jetë vetëm dhe ai nuk do të jetë i pambrojtur. Aktualisht, ka pesë vende në bllokadë, burra të armatosur, të cilët janë duke gjuajtur. Presim reagimin e KFOR-it. Pas gjithë kësaj qëndron Kadri Veseli dhe ai është përgjegjës për gjithçka që do të ndodhë”, tha Vulin, raporton agjencia serbe e lajmeve, Tanjug./kallxo.com