Kryetari i Komunës  së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vizituar sot North Animal Hospital, qendër tranzitore për trajtimin e qenëve endacak dhe strehimore e përkohëshme e cila udhëhiqet nga mjeku veteriner  Zenel Zhabari.

Komuna e Vushtrrisë dhe Organizata ndërkombëtare për trajtimin e qenëve “Stray Coco” do të nënshkruajnë memorandum 2 vjeçar për trajtim dhe strehim të përkohshëm të qenëve endacak.

Kjo, sipas njoftimit të Komunës, është vetëm qendra e dytë e këtij lloji në Kosovë.​