Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve është zhvilluar ndeshja mes Istogut dhe Vushtrrisë në konkurrencën e femrave në hendboll.

Vushtrria e mposhti Istogun në finale të Kupës së Kosovës, me pesë pikë epërsi, (22:17).

Kupën kapitenes së Vushtrrisë, Shqipe Tahiri, ia dorëzuan ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, që ndanë edhe medaljet e arta për vushtrriaset.

Ndërkohë medaljet e argjendta për lojtaret e Istogut i ndanë zv. drejtoresha e Departamentit të Sportit, Afërdita Fazlija dhe nënpresidenti i FHK-së, Enis Idrizi./21Media