Sot u bë lansimi i platformës ‘Vushtrri Live’

Sot u bë lansimi i platformës ‘Vushtrri Live’

Banorët e qytetit të Vushtrrisë prej ditës sotme në kohë reale do të marrin informacionet për pandeminë Covid 19 në komunën e tyre. Kjo, pasi kryetari, Xhafer Tahiri sot bëri lansimin e platoformës që përfshinë publikimin e të gjitha të dhënave dhe masave që kanë të bëjnë në parandalimin e këtij virusi.

I pari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në një konferencë për medie dha detaje për këtë platormë online.

“Kemi zhvilluar platformën ‘Vushtrri Live’ ku në kohë reale paraqiten të dhënat në përhapjen e koronavirusit në qytetin e Vushtrrisë. Ku do të paraqiten edhe të dhëna të tjera lidhur me masat që shtabi komunal anticovid do të ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e tij. Kjo ëeb faqe do të jetë në dispozicion të qytetarëve në funks ion të informimit të tyre më të mirë për koronavirusin në qytetin tonë”, tha ai.

Kryetari Tahiri u shpreh se deri më tani është menaxhuar mirë në komunën e tij situata me pandeminë.

“Në qytetin tonë deri më tani jemi përballur me sukses dhe jam i lumtur me solidaritetin ndërinstitucional dhe qytetarë për të përballuar virusin. Kemi arritur të kemi në kontroll vatrën që ishte në fshatin Studime. Po ashtu e konsiderojmë shumë sukses faktin që pacienti i pestë i shëruar nuk ka infektuar asnjë nga kontaktin e veta me covid. Kjo si rezultat i disipilinës së tyre”, shtoi ai.

Tahiri gjithashtu bëri të ditur se gjatë ditës në IKShP janë dërguar dhjetë mostra nga Vushtrria.