Vushtrria është kualifikuar në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Rezultati i ndeshjes ishte 38:30 në favor të Vushtrrisë. Prishtina është paraqitur me lojtare të reja, por edhe Vushtrria u ka besuar njomakëve që i ka në përbërje. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:11 në të mirë të Vushtrrisë.
Ndeshja është zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit. /21Media