Komuna e Vushtrrisë pas konfirmimit të rasteve të reja me koronaivrusi ka marrë vendim për mbylljen e çerdhes publike “Foleja”.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të komunës në Facebook, në të cilin thuhet se as nga stafi e as nga fëmijët që kanë qenë prezentë këto ditë në çerdhe nuk ka raste të infektuara me Covid-19, por, e vetmja arsye është të ruhet shëndeti i fëmijëve.

“Pas një vlerësimi të situatës epidemiologjike në komunën tonë e me qëllim të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve, Shtabi Emergjent Komunal vendosi që përkohësisht të ndërprejë punën në çerdhen “Foleja” në Vushtrri nga nesër, e martë 09.06.2020, deri në një njoftim tjetër. Andaj njoftojmë të gjithë prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe deri në një njoftim tjetër.
Sqarojmë se, deri në këtë moment nuk kemi asnjë të infektuar, as nga stafi e as nga fëmijët që kanë qenë prezentë këto ditë në çerdhe, e vetmja arsye është të ruajmë shëndetin e fëmijëve“, thuhet në njofitmin e komunës.

Dje në Vushtrri janë rregjistruar  15 raste  të reja me koronavirsu: 12 raste Vushtrri, 2 raste Stanovc i epërm dhe 1 rast Dumnicë e poshtme. 21Media