Vushtrria pret Shpat Dedën, Visar e Tomor Kuçin për “Muzikë n’Teatër” 

Artistët, Shpat Deda, Visar Kuçi e Tomor Kuçi sonte (e mërkurë, 14 dhjetor) mbajnë koncertin unik, “Muzikë n’Teatër”.
Koncerti mbahet në Teatrin e qytetit, në Vushtrri.
Nga ora 20:00, do të shoqëroheni nën tingujt udhëtimit poetik nëpër fjalë e tinguj.
Ndërkaq, të hënën (5 dhjetor), treshja mbajtën koncertin “Muzikë n’Teatër” në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Më 6 dhjetor në Ferizaj, më 12 dhjetor në Gjakovë, e pas Vushtrrisë, “Muzikë n’Teatër” udhëton për në Gjilan./21Media

Back to top button