Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bëri të ditur se sonte janë regjistruar edhe 53 raste të reja me koronavirus në Kosovë dhe shtatë të shëruar. Komuna e Vushtrrisë, Prishtina dhe Istogu janë komunat me numrin më të madh të rasteve të reja që u konfirmuan sonte.

Në Vushtrri u konfirmuan 18 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Stanovc i epërm, 4 raste Vushtrri, 1 rast Gllavotin, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), njejtë edhe në Prishtinë 18 raste, e në komunën e Istogut 11 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Shushicë). Përveç këtyre komunave, Rahoveci regjistroi 3 raste të reja, kurse Fushë Kosova, Skifteraj-Viti dhe Peja me nga një rast.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 1 mijë e 437 raste, prej të cilëve 928 janë shëruar dhe 32 kanë vdekur./21Media