Dy persona të dyshuar i kanë sulmuar zyrtarët policorë në Vushtrri. Si pasojë e këtij sulmi, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:55 në Vushtrri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë arrestuar.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit  iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti vazhdon të hetohet./21Media