Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sonte bëri të ditur se do të mbajnë tubim më 12 qershor në sheshin “Skënderbeu”.

Kurti përmes facebook-ut deklaroi se në mbledhjen e sotme të VV-së diskutuan për shumë çështje politike dhe organizative.

“Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.”, shkroi Kurti në facebook.

Ndërkohë, Kurti shtoi se “vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës…”./21Media