Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se sot dorëzoi në Kuvendin e Kosovës nismën ligjore për peticione.

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se sot dorëzoi në Kuvendin e Kosovës nismën ligjore për peticione.

Sipas VV-së, pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje është element esencial për demokracitë kudo dhe sidomos në Kosovë.

“Projektligji i proceduar nga deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! përcakton ligjërisht për herë të parë në Kosovë rolin dhe rëndësinë e peticioneve, mënyrën, përmbajtjen dhe efektet e tyre. Një ligj i tillë i ka munguar Kosovës kaherë. Në një kohë kur vullneti i shprehur edhe përmes zgjedhjeve zhvleftësohet, kur demokracia përkeqësohet, kur hendeku midis institucioneve dhe qytetarëve thellohet, bëhet edhe më i domosdoshëm krijimi i mundësive ligjore për qytetarët që të shprehin vullnetin e tyre dhe që të bëhen pjesë e marrjes së vendimeve në jetën politike e institucionale.”, u bë e ditur në njoftimin e VV-së./21Media