VV ende nuk ka publikuar asnjë kandidaturë(Video)

Publikimi i kandidaturave për zgjedhjet lokale
Partitë politike në Kosovë po vazhdojnë të publikojnë emrat e kandidatëve për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor, përveç partisë në pushtet e cila ende nuk e ka bërë publik asnjë prej emrave me të cilët synon t’i futet garës. Lëvizja Vetëvendosje është ende në shqyrtim të kandidaturave, por nga kjo parti thonë se publikimi i emrave për secilën komunë është çështje ditësh, derisa nga Komisioni Qendror  Zgjedhjeve bëjnë të ditur se periudha për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për kryetar komune përfundon më 16 gusht./21Media

Back to top button