Kryeministri Hoti: ​S’ka datë për takimin e liderëve

Kryeministri Hoti: ​S’ka datë për takimin e liderëve

Lëvizja Vetëvendosje shprehet e hapur për bashkëpunim me Vjosa Osmanin, pas deklaratës së saj në Clik Plus të TV21 se shpreson që të garojë në zgjedhje bashkë me Vetëvendosjen. Në këtë subjekt politik, poashtu kërkojnë që vendi të shkoj në zgjedhje sa më parë. Në anën tjetër, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, as sot nuk ka dhënë ndonjë datë për takimin e liderëve politikë, lidhur me postin e presidentit. Kreu i qeverisë tha se shefi i tij partiak, Isa Mustafa është duke bërë përpjekje që zgjidhja të gjendet përmes bisedimeve me partitë politike. (Teksti- Albulena NUHA, kamera – Fatos VESELI   )./21Media