Lëvizja Vetëvendosje fton ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj për raportim para deputetëve për situatën me COVID-19 në Kosovë.

“Është e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të diskutojë për gjendjen pandemike në vend, dhe se ministri Zemaj të raportojë para deputetëve për situatën, masat që janë ndërmarrë dhe ato që duhet të ndërmerren për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe shëndetin publik në përgjithësi”, bëhet e ditur në komunikatën e VV-së.

VV-ja thekson se gjendja pandemike në vend është përkeqësuar në mënyrë drastike.

“Pavarësisht përpjekje vetëmohuese dhe përkushtimit të punonjësve shëndetësorë, numri i madh i të infektuarve, spitalet e mbingarkuara dhe paaftësia e kësaj Qeverie po e bëjnë përballjen me COVID-19 trefishë më të rëndë për qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagimin e VV-së.

Sipas VV-së qytetarët e Republikës ndodhën pa mbështetje dhe pa përkujdesje.

“Shpërfillëse ndaj gjendjes së qytetarëve, kjo Qeveri është zënë e befasuar në paaftësinë e saj. Me riciklim masash pa efekt e jo të duhura, të vonshme e të pazbatuara, Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në një departament të dobët të mbledhjes së statistikave. Shifrat tregojnë se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës janë të mangëta, pa analizë dhe pa vlerësim për efektet e tyre në terren”, thuhet në reagimin e VV-së./21Media 

 

Lëvizja VETËVENDOSJE!, përmes nënkryetares së Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci i ka dërguar kërkesë Kryesisë së Kuvendit…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Tuesday, November 3, 2020