Lëvizja Vetëvendosje po konsideron se vullneti i qytetarëve në zgjedhjet e vitit të kaluar është shkelur dhe përdhosur.

Në përvjetorin e parë të zgjedhjeve parlamentare, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se interesat e përbashkëta të LDK-së me partitë e PAN-it devijuan vullnetin qytetarë.

Përmes një konference për medie, Konjufca tha se edhe në dialogun me Serbinë, qeveria Hoti është nënshtruar tërësisht.

“Interesat e përbashkëta të LDK-së me PAN-it bëri që të vjen një kryeministër si Avdullah Hoti. Qytetarët nuk i besojnë kësaj qeverie, rasti konkret është keqmenaxhimi me pandeminë”, tha ai.

Ai shtoi se Hoti mund t’ia bëjë një të mirë Kosovës duke dhënë dorëheqje.

“Vullneti demokratik nuk mundet me u vjedh, Avdullahi Hoti mund t’ia bëjë një të mirë Kosovës duke dhënë dorëheqje”, tha nënkryetari Konjufca.

Ndërsa, anëtarja e kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu paraqiti disa nga sukseset e qeverisë Kurti, ku tha se shteti i së drejtës ishte në fokus.