Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për test-protestën. Prova e dytë për protestë është paraparë që të mbahet nga ora 17:00-19:00.

Pas provës së parë që u mbajt javë më parë, VV-ja do të vazhdojë me provën e dytë të përgatitjes së protestës në sheshet e Prishtinës.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka dje në një përgjigje për portalin rtv21.tv, ka thënë se pritet që në këtë provë të marrin pjesë deri në 5 mijë persona./21Media