Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Britani të Madhe edhe nesër hapë pikat për nënshkrimin e peticionit #DuamZgjedhje, në këtë shtet. Përmes një shkrimi në Facebook,  qendra e VV-së ka vendosur që edhe nesër të jetë në disa pika, për shkak të interesimit të lartë të bashkatdhetarëve.

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur që nga 30 maji një peticion, përmes së cilit po kërkon zgjedhje të reja. Me këtë peticion, LVV-ja po e kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi për mandatarin për ta formuar qeverinë e re pas mocionit që e rrëzoi Albin Kurtin në muajin mars 2020./21Media