Lëvizja Vetëvendosje vazhdoi protestën e saj në Kuvendin e Kosovës, kështu duke pamundësuar mbajtjen e seancës së re plenare.

Kuvendi ndërpreu punimet, pas zhurmës së deputetëve të VV-së si shenjë proteste ndaj zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj.

“Nuk mund të vazhdojmë në këto rrethana. Duke qenë se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për mbledhjen e kryesisë dhe për të diskutuar këtë çështje do të bisedojmë në mbledhjen e radhës. Pra i ndërprejmë punimet dhe iu njoftojmë pas mbledhjes së kryesisë”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci./21Media