Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj sot vendosi të mos ia mësyej punës në Kuvend, kjo pasi që VV-ja kishte paralajmëruar që nuk do të lejojnë hyrjen e tij në Kuvend pas deklarimeve në lidhje me çështjen e të pagjeturve.

RTV21 raporton nga Kuvendi se një deputet nga VV prapa kamerave ka thënë se Selmanaj në fillim do të lejohet të hyjë në sallë, pastaj në një fjalim nga përfaqësues e VV-së kanë për tu dhënë arsyet dhe format kundërshtuese ndaj zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj.

RTV21 ka tentuar të kontaktojë edhe me Selmanaj, mirëpo ka qenë i paqasshëm./21Media