Thotë se do ta dërgojnë në Kushtetuese

Thotë se do ta dërgojnë në Kushtetuese

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë sot në seancë se nëse kryeministri Ramush Haradinaj nuk tërhiqet nga Projektligji për Dialogun, atëherë ata do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se nuk mund të miratohet platforma para se ligji për dialogun të kalojë, sepse platforma është produkt i ligjit.

Ndërsa, kryetari i ekipit negociator, Fatmir Limaj ka thënë se platforma duhet të ndahet nga Ligji për Dialogun.

Në seancë janë të pranishëm 83 deputetë. Kjo seancë i ka dy pika të rendit: Shqyrtimi i dytë i projektligjit për kompetencat e delegacionit shtetëror, si dhe shqyrtimi i Platformës për Dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare. Pas seancës së jashtëzakonshme do të mbahet seancë plenare.