VV në Podujevë: Shoferi i Nexhmi Rudarit po bën presion ndaj votuesve
29 Nëntor 2020
Dega e Vetëvendosjes në Podujevë po akuzon shoferin e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Nexhmi Rudari se po bën presion mbi votuesit.
Nëpërmjet një reagimi nga Vetëvendosja e Podujevës thuhet se Bekim Rudari që është shoferi i kandidati të LDK-së gjatë tërë kohës po qëndron brenda qendrës së votimit.
Për këtë është publikuar dhe një video nga VV.
Vetëvendosje u ka bërë thirrje organeve të rendit që të marrin masa ndëshkuese ndaj Bekim Rudarit dhe kujtdo tjetër që qëllim ka manipulimin e procesit zgjedhor.