Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka thënë se Grupi Parlamentar nga partia që vjen kanë vendosur që refuzojnë seancat plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj.

Sipas tij, çeshtja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike.

“Si Grup Parlamentar kemi vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfardo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj. Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend! Çeshtja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike. Qëndrimet e Jabllanoviqit dhe Driton Selmanajt nuk kanë hapesirë në sferën publike, dhe prandaj është krejtësisht e domosdoshme kërkesa e gjithë qytetarëve, pa dallim subjekti, që Driton Selmanajn duhet ta pret fati i njejte si i Jabllanoviqit, pra shkarkimi i menjëhershëm”, ka shkruar Basha në Facebook.

Si Grup Parlamentar kemi vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfardo seance plenare ku është i pranishëm…

Posted by Dimal Basha on Monday, November 23, 2020