VV publikon “13 gjetjet bazë për shkarkimet në KEK”

Sipas VV-së KEK-u ka bërë shumë shkelje

Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka publikuar 13 gjetjet bazë, që sipas saj rezultuan me shkarkimin e Bordit të Korporatës Energjetike të Ksoovës (KEK).

Përmes një postimi në “Facebook”, VV-ja ka thënë se janë bërë edhe shkelje në punësim.

VV-ja ka shkruar tutje se gjetjet kryesore lidhen me bonuset në kundërshtim me vendimin e ministrit, shpenzimet e paplanifikuara, shkeljet në punësim, keqmenanxhimi i pronës dhe shkelje të tjera.

Në mbledhjen e 23 prillit, Qeveria në detyrë ka shkarkuar edhe disa borde, përfshirë këtu bordet e drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës”./21Media

Back to top button