Pas paraqitjeve të para të ish eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë sekretari organizativ i PDK-së dhe deputeti Abelard Tahiri në konferencë për media njoftoi se Grupi Parlamentar i PDK-së do të pezullojë aktivitetin këtë javë në Kuvendin e Kosovës.

“Ky vendim që nuk lidhet me punën e drejtësisë por për nevojën e një solidariteti, është marrë pas zhvillimeve të fundit me arrestimin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i zgjedhur nga Kuvendi; Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish kryetar i këtij Kuvendi; Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Social Demokrate, Jakup Krasniqi, ish kryetar i këtij Kuvendi; si dhe Rexhep Selimi, Shef i Grupit më të madh opozitar aktualisht, brenda këtij Kuvendi”, ka thënë Tahiri.

Por, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci e quan të papranueshme një qasje të tillë të grupit parlamentar të PDK-së.

“Kjo qasje e PDK-së nuk e shfajson PDK-në që e ka pru punën deri këtu të themelohet kjo gjykatë. E papranueshme që s’e marrin as si përgjejjësi dhe kur thonë që don të reflektojnë reflemtim në cka… kur njëanshëm gjykohet lufta e UÇK-së. Dhe është e papranueshme dhe e jodinjëteshttme”, ka thënë Bogujevci.

“Çka kisha dasht me përmend është se fjalët që na ka lanë Rexha është të angazhohemi dhe ta kryejmë punën në parlament”, ka shtuar ajo.

Gjatë ditës seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën ishte në rend dite projektligji për rimëkëmbje ekonomike, nuk u mbajt për shkak të mungesës së kuorumit./21Media