Kryeministri i  Kosovës, Avdullah Hoti i ka ftuar në takim liderët e partive politike. E lidhur me këtë nga Vetëvendosje thonë se qeveria është e paligshme dhe se nuk kanë pranuar një ftesë të tillë.

“Kjo qeveri është e paligjshme. S’ka as kredibilitet e as legjitimitet. E, ftesa e saj për takimin e sotëm as nuk ka ardhur e as nuk ka pasur nevojë ta nisin.”, ka shkruar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Takimi është paraparë të mbahet nesër në ora 11:00, dhe vjen para nisjes së Hotit për në Washingon me 27 qershor./21Media