Lëvizja Vetëvendosje sonte vlerësoi se në tubimin e saj, sot në sheshet e Prishtinës ishin mijëra qytetarë. Sipas VV-së, qytetarët duan zgjedhje.

“Mijëra qytetarë, aktivistë dhe anëtarë u mblodhën në festimin e 21 vjetorit të çlirimit të vendit dhe 15 vjetorit të themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Rezistenca dhe përkushtimi i sinqertë dhe i pakompromis i Lëvizjes ndër vite i ka sjellur frytet e veta me besimin e madh të popullit për të. 100 ditët e Qeverisë Kurti kanë ngjisur entuziasmin se po, një qeverisje e mirë është e mundur. Këto janë të vërteta të pakthyeshme.”, bëri të ditur VV përmes një postimi në facebook.

Sipas VV-së, aktivistët dhe qytetarët duan zgjedhje dhe janë gati për to. “Aktivistët dhe qytetarët duan një tjetër Qeveri Kurti, një qeveri popullore të shumicës, një qeveri të shpejt të Lëvizjes dhe një qeveri të mirë siç e meriton Kosova.”, bëri të ditur më tutje VV përmes postimit./21Media