Lëvizja Vetëvendosje, sot u deklarua rreth masave të reja të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Lëvizja Vetëvendosje, sot u deklarua rreth masave të reja të reciprocitetit ndaj Serbisë.

VV përmes një shkrimi në facebook deklaroi se reciprociteti është një nga parimet themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Në mbledhjen e 37-të të Qeverisë, mbrëmë, ashtu siç ishte paralajmëruar me datë 31 mars kur u zëvendësua ‘taksa’ me ‘reciprocitetin’, pas një hulumtimi të grupit ndërinstitucional në MEPTINIS, u morr vendim që asnjë maune të mos hyjë nga Serbia në Kosovë, nëse në dokumente nuk figuron stema dhe emri Republika e Kosovës. Reciprociteti është një ndër parimet themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare.”, shkroi VV në facebook, ku bashkangjiti edhe një video.

Qeveria mbrëmë vendosi masa të reja të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Vendimi i parë i miratuar nga Qeveria, siç u bë e ditur përmes komunikatës në mbledhjen e qeverisë ishte ndryshimi dhe plotësimi i vendimit për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.

“Sipas plotësimeve dhe ndryshimeve të këtij vendimi, në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, ndalohen dokumentet për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve që përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, emrat e vendeve në Republikën e Kosovës, por pa emërtimin e shtetit, që nuk i referohen me Republika e Kosovës dhe përmbajnë çfarëdo elementi që mohon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë obligohet të përdorë stemën dhe emrin Republika e Kosovës në certifikatat fitosanitare dhe veterinare, ndërsa operatorët ekonomik nga Serbia duhet të pajisen me leje hyrëse për secilin automjet të transportit të mallrave që hyn në Republikën e Kosovës nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi.”, bëri të ditur qeveria përmes komunikatës./21Media