Lëvizja Vetëvendosje përmes një shkrimi në Facebook bën të ditur se në Batajnicë të Beogradit, në vendin ku janë varrosur 700 trupa të shqiptarëve, Serbia ka filluar ndërtimin e një kishe ortodokse.

VV-ja thotë se Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar këtë veprim duke e konsideruar akt përçmimi të Serbisë ndaj viktimave shqiptare të këtij akti gjenocidal të Serbisë.

“Nuk mund të ketë asnjë marrëveshje paqeje e pajtimi mes Kosovës e Serbisë, derisa kjo e fundit nuk i pranon krimet e bëra ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe derisa nuk kërkon falje për këto krime, duke i ndjekur dhe dënuar shumë nga kriminelët e luftës që i ka amnistuar”, thuhet në shkrimin e VV-së./21Media