VV thërret në interpelancë ministrin Zemaj për mungesën e oksigjenit
7 Dhjetor 2020
Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur në interpelancë ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj për mungesën e oksigjenit medicinal nëpër institucionet publike shëndetësore Qendrore dhe Regjionale.
“Mungesa e oksigjenit medicinal nëpër institucionet publike shëndetësore Qendrore dhe Regjionale si dhe furnizimi me oksigjen nga kompani të palicencuara e kanë shtruar urgjencën e interpelancës me Armend Zemajn, ku edhe duhet të jap llogari në Kuvend para qytetarëve të Republikës”, thuhet në shkrimin e VV-së në Facebook.
Interpelanca për ministrin Zemaj është thirrur në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosje nga deputeti Fitim Uka.
Interpelancë me z. Zemaj për oksigjenin nga kompani të palicencuara
Mungesa e oksigjenit medicinal nëpër…
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Monday, 7 December 2020