VV: Zgjedhjet alternativë e fundit, duhet zgjidhje për presidentin

Ndonëse shprehen të gatshëm për një procesi të ri zgjedhor, në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se zgjedhjet e reja duhet të shmangën përmes një zgjidhjeje për presidentin.
Sipas deputetit, Driton Hyseni rezultati i një palë zgjedhjeve të reja do të ishte i ngjashëm me ato të dhjetorit.
“Zgjedhjet janë të shmangshme. Jemi ën pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe besojmë shumë se do të kemi një interpretim që na jep mundësinë që ta konsumojmë normën kushtetuese prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit, dhe kjo më pas do të na jep mundësinë që e tërë vëmendja e angazhimit të jetë në drejtim të zgjedhjes së presidentit……..Jemi të gatshëm sigurisht nëse shterën të gjitha mundësitë por ne do të donin që zgjedhjet të jenë alternativë e fundit ne këtë proces politik do të donim që vendit t’ia shmangim zgjedhjet sepse kjo është kërkesë e qytetarëve. Ata kane nevojë që institucionet të kryejnë punët. Kjo si bën nder askujt në politikë përkundrazi do ishte diçka e padëshiruar qoftë për qytetarët por edhe për ne ”,tha për RTV21 Driton Hyseni nga Vetëvendosje./RTV21/21Media