Megjithëse kishte thashetheme se ai do të largohej nga klubi londinez, kjo nuk do të ndodhë

Megjithëse kishte thashetheme se ai do të largohej nga klubi londinez, kjo nuk do të ndodhë

Anësori anglez Theo Walcott do të qëndrojë në Arsenal, pasi është pjesë e rëndësishme e planeve të Arsene Wenger, dhe nuk do të lejohet të largohet pa një ofertë masive drejt tij, shkruan rtv21.tv.

Walcott është futbollisti që i ka shërbyer më së gjati Arsenalit nga skuadra e tanishme, duke u bashkuar me klubin në moshën 16 vjeçare nga Southampton në vitin 2006.

Anglezi ka shënuar 19 gola në sezonin e kaluar, që i bie 1 gol në çdo dy ndeshje, por asnjëherë nuk e ka arritur potencialin e plotë që e kishte si 16 vjeçar./21Media