Watson: Ne e përkrahim zgjerimin e BE-së

Watson ka thënë  se do të vazhdojnë ta përkrahin zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe kandidaturën e shqiptarëve.

Lordi Alan Watson nga Richmond CBE i Anglisë, në një ligjëratë të mbajtur të martën në Rektoratin e UP-së, me temën “What Brexit means?”, tha se do të ishte gabim të besohet se qasja e Britanisë së Madhe ndaj Ballkanin Perëndimor pas Brexit-it, do të jetë e pavarur nga shtetet anëtare të Këshillit Evropian.

“Ne do të braktisim institucionet evropiane, por do të kemi një lidhje të vazhdueshme me to. Kur ne jemi bërë pjesë e Bashkimit Evropian, jemi bërë pjesë e tij për arsye ekonomike dhe ky opsion iu prezantua popullit britanik, jo si një mënyrë e re e jetesës, jo si një mënyrë për të parandaluar luftën, por si një mënyrë për t’iu bashkuar rritjes ekonomike në Evropë. Disa njerëz po mendojnë që ne po e braktisim Evropë, jo ne nuk po e braktisim Evropën, pasi një gjë e tillë është gjeografikisht e pamundshme. Unë jam shumë pro-evropian, por ka shumëçka që duhet bërë në BE, pasi që duhet të bëhet më efektive në adresimin e problemeve, me të cilat njerëzit ballafaqohen. Ne do të vazhdojmë të përkrahim zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe kanditaturën e shqiptarëve”, tha ai.

Watson foli edhe për marrëdhëniet me SHBA-të, për të cilat tha se janë speciale.

“Në përgjithësi mund të them, se marrëdhëniet tona me SHBA në shumë raste mund të përshkruhen si speciale, dhe pse janë speciale. Mendoj se është një arsye konkrete, pse mund të jenë speciale. Marrëveshjet, bashkëpunimi në fushën e drejtësisë është i përbashkët. Ende më e rëndësishme është lidhja jonë te shërbimet e sigurisë. Ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tutje”, tha ai.

Back to top button