Ekipi anglez i West Bromwich Albion, ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të Arsenal, Kieran Gibbs

Ekipi anglez i West Bromwich Albion, ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të Arsenal, Kieran Gibbs

27 vjeçari ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me ‘The Baggies’, dhe do të bartë fanelën me numër 3.
Sipas mediave angleze, edhe mesfushori i PSG, Grzegorz Krychowiak është shumë afër transferimit te WBA, dhe pritet që polaku të udhëtojë sonte drejt Anglisë, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

Krychowiak do të transferohet në formën e huazimit te ekipi anglez.

Vetë menaxheri i WBA-së, Tony Pulis, ka bërë të ditur se ekipi i tij do të jetë shumë aktiv në ditët e fundit të merkatos.